Dhjetë mijë maska të falsifikuara janë sekuestruar në portin e Ankonës. Zbulimi është bërë ditët e fundit nga stafi i Zyrës Doganore dhe agjentët e Guardia di Finanza.
Mediat italiane shkruajnë se këto maska vinin nga Shqipëria, por pa treguar vendin aktual të prodhimit. Nga ana tjetër në paketim, jepej emri i një shitësi me italian pakicë i shkruar në gjuhën italiane.
Këto detaje nxitën hetimin e hetuesve, nga i cili doli se maskat në të vërtetë ishin me prodhimtari shqiptare.
Materiali është sekuestruar, dhe personi që do e merrte mallin është raportuar në Dhomën e Tregtisë kompetente. Shkelja e ligjit parashikon gjithashtu një gjobë midis 10 mijë dhe 250 mijë euro.