Sherr në një familje në Tiranë, djali rreh prindërit dhe të fejuarën


Pas një denoncimi për një konflikt në një familje në kryeqytet, policia ka arrestuar një djalë 26-vjeçar.

Sipas uniformave blu, i riu me inicialet K.M kishte dhunuar prindërit dhe të fejuarën e tij. Dhe nuk është ndalur por ka kanosur dhe forcat e rendit që shkuan në shtëpinë e tij për të qetësuar situatën.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. M., 26 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve dhe ndaj të fejuarës së tij, si dhe ka kanosur punonjësin e Policisë së rendit publik, për shkak të detyrës.”– thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *