Vendosni fjalën kyçe....

Shkollat e mbyllura nga tërmeti e pandemia Covid-19, Veliaj tenderoi e pagoi 481 milionë lekë për ngrohjen


Bashkia e Tiranës ka organizuar një tender për blerjene  lëndëve djegëse për ngrohjen e shkollave të qytetit.

Vlera e këtij tenderi sipas Open Data Albania, është 480 milionë lekë të vjetra ndërkohë që një vit më parë ky tender kushtonte 51 milionë lekë.

Sipas gazetares Aranita Brahaj, mbyllja e shkollave për shkak të tërmetit e pandemisë Covid-19, nuk e ndaloi bashkinë që të çelë tenderin e lartpëmendur.

“Ndërkohë që shkollat u mbyllën këtë vit sa nga tërmeti e sa nga Covid, bashkia Tiranë përmes drejtorisë së punëtorëve nr 3, nuk hezitoi të tenderojë dhe paguajë plot 48 milionë lek të reja për pellet dhe lëndë djegëse për ngrohje. Tenderi me afat 2 vjet. Një vit më parë ky tender e kishte vlerën e kontratës vetëm 5.1 milionë lek.” – shkruan Brahaj në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *