Vendosni fjalën kyçe....

Silva Caka: Shqipëria ngeli përsëri e fundit, do veçohemi nga Maqedonia e Veriut për negociatat


Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka thotë se Shqipëria do të veçohet nga Republika e Maqedonisë së Veriut lidhur me hapjen e negociatave.

Ajo shkruan në rrjetet sociale se kryeministri Edi Rama, me prishjen e dakordësisë së arritur më 5 qershor, lidhur me miratimin e Reformës Zgjedhore, si dhe me ndryshimet e njëanshme dhe pa konsensus në Kushtetutën e Shqipërisë, i hoqi çdo shans Shqipërisë për t’u afruar me Europën.

E sipas saj, qeveria e Ramës vazhdon të dëmtojë çdo ditë interesat e Shqipërisë.

POSTIMI I CAKËS

Dështimi i paralajmëruar i Rilindjes!
Qeverisja e Edi Ramës vazhdon të dëmtojë çdo ditë interesat e Shqipërisë, duke kaluar tashmë perceptimin e brendshëm.
Qytetarët shqiptarë e ndjejnë keqqeverisjen çdo ditë në familjet e tyre dhe pritej që kjo keqqeverisje të jepte efektet e saj edhe në raportet e Shqipërisë me organizmat ndërkombëtarë.
Arsyet e largimit të shqiptarëve tashmë nuk janë vetëm ekonomike; ato lidhen ngushtësisht me mungesën e demokracisë, institucioneve shtetformuese, meritokracisë dhe prezencës këmbëngulëse të korrupsionit, në çdo nivel drejtues.
Zyrtarisht, në konferencën e parë ndërqeveritare, Shqipëria do të veçohet nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe do të merret në konsideratë çelja e negociatave, VETËM nëse plotësohen 15 KUSHTET!
Edi Rama, me prishjen e dakordësisë së arritur më 5 qershor, lidhur me miratimin e Reformës Zgjedhore, si dhe me ndryshimet e njëanshme dhe pa konsensus në Kushtetutën e Shqipërisë, i hoqi çdo shans Shqipërisë për t’u afruar me Europën.
Shqipëria ngeli përsëri e fundit dhe kjo faturë duhet të paguhet veç nga Edi Rama; ai është i vetmi përgjegjës!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *