Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar se data 25 gusht 2020 është afati i fundit i paraqitjes së ankesave për përfitim të ndihmës financiare sipas Paketave 1 dhe 2.
Administrata Tatimore do të vijojë me proҫesin e trajtimit të ankesave/kërkesave të dërguara nga çdo tatimpagues apo individ duke siguruar korrektesën dhe përkushtimin maksimal për përfundimin nё kohё dhe sa mё parё tё këtij proҫesi brenda afateve tё caktuara.
Tatimet kanë ftuar të gjithë tatimpaguesit, tё kontrollojnë llogarinë e tyre në e-filling, për të verifikuar mundësinë e korrigjimit të të dhënave të llogarive bankare, të individëve përfitues, për të cilët ky informacion ishte plotësuar në mënyrë të pasaktë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, Nga paketa e parë kanë përfituar rreth 65 mijë individë, që kanë marrë tre këste nga 26 mijë lekë. Fondi total i paguar për paketën e parë është 5.08 miliardë lekë.
Për paketën e dytë (një pagesë e vetme prej 40 mijë ekësh) deri më 24 korrik, e kanë përfituar ndihmën 172,172 të larguar nga puna në 47,388 biznese, nga 210 mijë që ishte numri total i përfituesve të pritshëm. Nga totali i përfituesve, rreth 23.4 mijë kanë përfituar ndihmën pas ankesave. Fondi i paguar është 6.9 miliardë lekë.
Totali i disbursuar, përfshirë dhe pagesat e papunësisë është 12.8 mld lekë, sipas të dhënave nga Ministria e Financave.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor