Në datën 12 dhe 14 gusht në zonat për rreth Lundrës dhe Farkës qytetarët do hasen me ndërprerje të energjisë elektrike kjo për shkak të ndërhyrjeve në rrjet nga ana e OST-së.
Nga ora 09:00 deri në 12:00 në datën 12 dhe 14 gusht do ketë ndërprerje të energjisë për shkak të vendosjes së matësve në nën-stacione në Lundër, Farkë, stallat sauk dhe TEG.
Njoftimi i OST-së:
Sistem të ri matje në n/stacione, Punime të OST në Farkë dhe Traktora, 12 dhe 14 gusht
Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST Sh.A) është duke implementuar prej një viti projektin e instalimit të matësave të rinj elektronik në n/stacione.
Sipas planit, OST do të punojë në Nst Farkë dhe Traktora (#Tiranë) instalimi i matësave te fiderat 20kV, prandaj dhe #OSSH është e detyruar të stakojë energjinë elektrike në datat, oraret dhe zonat si vijon:
12 gusht Nst Farkë 09:00-12:00
Zonat pa energji: Farkë (pranë kopshtit Botanik), Stallat Sauk dhe TEG
14 gusht Nst Traktora 09:00-12:00
Zonat pa energji: Lundër dhe Farkë