Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti Pendarovski ia beson Zaevit formimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut


Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski, ka vendosur t’ia japë mandatin për formimin e qeverisë së re kreut të LSDM-së, Zoran Zaev.

Kreu i shtetit e ka lënë vendimin për ditën e nesërme sipas njoftimit të Presidencës, raporton INA.

“Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nesër më 13 gusht, do t’ia japë mandatin për formimin e Qeverisë, kryetarit të LSDM-së.”, thuhet në njoftimin e kabinetit të presidentit.

Sipas presidentit, ish-kryeministri Zaev e ka infomuar për bisedimet me partitë politike, por nuk e ka ndarë ende në mënyrë të qartë sigurimin e shumicës për formimin e qeverisë.

“Zoran Zaev, në emrin e koalicionit ‘Mundemi’, që ka fituar më së shumti mandate të deputetëve në Kuvend, e ka informuar presidentin, Pendarovski për bisedimet me partitë për sigurimin e shumicës së domosdoshme për zgjedhje të qeverisë.” – vijon njoftimi i zyrës së Pendarovskit.

Të premten përfundojnë dhjetë ditët për formimin e qeverisë. Në Kushtetutë është parashikuar që presidenti mund t’ia besojë mandatin për përbërjen e qeverisë kandidatit të partisë, gjegjësisht partive që kanë shumicën në Parlament.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *