Vendosni fjalën kyçe....

Atentati në Elbasan – Të arrestuarit u zbuluan nga ADN-ja e Regis Runajt


Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Regis Runajt në Elbasan, ngjarje e cila ndodhi disa javë më parë parë varrezave të qytetit.

“Balkanweb” shkruan se vrasësit u tradhtuan nga ADN-ja e viktimës.

Sipas grupit hetimor, Runaj po ecte në motor natën e ngjarjes me Xhuljo Hoxhajn.
Kur janë afruar tek varrezat, ekzekutori i ka kërkuar Runajt të ulte shpejtësinë dhe e ka goditur me thikë pas shpine.

Pastaj e ka goditur dhe 26 herë të tjera.

Edhe pse më pas ai e ka larë motorin në lavazh, gjurmët e gjakut të viktimës kanë mbetur aty.

Xhulio Hoxhaj dhe Euglen Halilaj akuzohen edhe për vrasjen e Emiljano Ramazanit, Të dy shfaqen në kamera sigurie tek palestra e viktimës 3- 4 ditë përpara ngjarjes. Të dy shfaqen në kamera përballë shtëpisë së Ramazanit.
Ata mendohet se kanë informuar më pas ekzekutorin.

Dy ditë më parë, gjykata e Elbasanit  vendosi masën e sigurisë “burg pa afat” për të dy të dyshuarit, Xhuljo Hoxhën dhe Euglen Halilin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *