Partia Demokratike vijon me akuzat ndaj ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, duke thënë se gënjejnë me shifrat e të shtruarve në dy spitalet COVID dhe se i kanë lënë të sëmurët pa ilaçe.
Ish-deputeti Bardh Spahia thotë se ka mungesë tamponësh edhe për uniformat blu. Sipas Spahia thotë se sot ka humbur jetën një punonjës i Policisë në Shkodër, por pavarësisht kësaj ISHP nuk ka kryer asnjë tampon për kolegët e të ndjerit.
“MUNGESE TAMPONESH EDHE PER UNIFORMAT BLU NE SHKODER. QYTETARET NE MESHIRE TE FATIT!
Denoncimi paraqet situaten skandaloze qe e kemi denoncuar edhe me pare ne Shkoder, tamponet me racion ose mungesen e tyre. Nje punonjes i qarkullimit rrugor humbi jeten dhe kolegeve te tij nuk u behet testi! Ngushellime familjes dhe sherim te shpejte punonjesve te tjere te rendit. As per kategorite e linjes se pare nuk pyetet si personel shendetesor e uniformat blu? Zoti kryeminister e zonja ministre e shendetesise, si mund te qendroni akoma ne detyre e kaq indiferente? A e shikoni se deshtimi juaj po kushton jete, ndersa dukshem nuk ka as pergatitje e as masa per te shmangur kete kolaps! Zoti minister i rendit! Jane punonjesit tuaj keta qe po vdesin e jane lene ne meshire te fatit ne Shkoder!! Si mund te heshtni keshtu? Cfare soji jeni qe keni kurajon qe heshtni me nje situate te tille?” – shkruan Spahia.
Më herët ish-deputeti, thoshte tek spitali “Shefqet Ndroqi” mungojnë antiviralët dhe se kjo mungesë vjen kur ka 150 të shtruar.