Vendosni fjalën kyçe....

BE-ja kritikon Bjellorusinë për dhunën ndaj protestuesve: Lironi menjëherë të arrestuarit


Shefi për Politikën e Jashtme në Bashkimin Europian, Josep Borrell ka kriitkuar Bjellorusinë për dhunën kundër protestuesve pas zgjedhjeve presidenciale, duke i cilësuar ato si “as të lira dhe as të drejta”.

Borrell tha se njerëzit e Bjellorusisë meritojnë “më mirë” dhe kanë demonstruar një dëshirë për ndryshim.

Zgjedhja e Aleksandër Lukashenkos për një mandat të gjashtë radhazi si President i Bjellorusisë – i vetmi president që vendi ka pasur ndonjëherë – është pritur me protesta të mëdha në vend, dhe ka krijuar skepticizëm për drejtësinë e zgjedhjeve jashtë vendit.

Rivalja kryesore e Lukashenkos, Sviatlana Tsikhanouskaya, ka ikur në Lituani. Burri i saj, i cili ishte gjithashtu një ish-kandidat për president, aktualisht ndodhet në paraburgim në Bjellorusi.

Në një deklaratë Borrell tha: “Autoritetet e shtetit kanë përdorur një dhunë jo proporcionale dhe të papranueshme duke shkaktuar të paktën një vdekje dhe shumë të plagosur. Mijëra njerëz u arrestuan dhe goditja e lirive të tubimit, mediave dhe shprehjes u intensifikua.

Ne u bëjmë thirrje autoriteteve bjelloruse që të lirojnë menjëherë dhe pa kushte të gjithë të ndaluarit. Për më tepër, raportet e besueshme të vëzhguesve vendas tregojnë se procesi zgjedhor nuk i plotësonte standardet ndërkombëtare të pritura nga një shtet pjesëmarrës në OSBE. “

“Populli i Bjellorusisë meriton më mirë,”- shtoi ai, duke paralajmëruar se marrëdhëniet midis BE-së dhe Bjellorusisë “vetëm mund të përkeqësohen” duke marrë parasysh rrethanat.

Borrel tha se BE mund të marrë masa kundër atyre që janë përgjegjës për dhunën dhe falsifikimin e rezultateve të zgjedhjeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *