Vendosni fjalën kyçe....

Berlini i ashpër me Uashingtonin për gazsjellësin rus: Askush s’na i dikton dot politikat energjitike


Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të mos ndërhyjnë në përfundimin e projektit të tubacionit të gazit Nord Stream 2 të udhëhequr nga Rusia, duke theksuar se Evropa ka të drejtë të zgjedhë burimet e veta të energjisë.

“Sanksionet midis partnerëve janë padyshim mënyra e gabuar,” tha Maas gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij rus Sergei Lavrov në Moskë, duke shtuar se çdo përpjekje për të parandaluar përfundimin e tubacionit do të ishte një shkelje e sovranitetit të vendit të tij.

“Në fund të fundit, mbetet vendimi ynë sovran nga ku marrim energjinë tonë. Asnjë vend nuk ka të drejtë të diktojë politikën energjetike të Evropës me kërcënime. Kjo nuk do të jetë e suksesshme.” – theksoi ai.

Të hënën, Maas tha se ishte i shqetësuar lidhur me deklaratën e Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, pasi ligjvënësit amerikanë kërcënuan vendosjen e sanksioneve ligjore dhe ekonomike ndaj një kompanie gjermane të përfshirë në këtë projekt.

Media gjermane raportoi muajin e kaluar se Departamenti Amerikan i Shtetit, Departamenti i Thesarit dhe Departamenti i Energjisë paralajmëruan kontraktorët evropianë për pasojat e mundshme të pjesëmarrjes në ndërtimin e tubacionit.

Uashingtoni ka shprehur në mënyrë të zëshme kundërshtimin e tij të ashpër ndaj Nord Stream 2, i cili u ndalua përkohësisht vitin e kaluar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *