Publikohet videoja e sulmit të dytë ndaj hotelit në Tushemisht, ngjarje e ndodhur më 8 gusht.
Në videon e publikuar nga Balkanweb, shihet një nga autorët që ecën me shpejtësi me armë në dorë, dhe kur arrin në pikën ku ndodhej dritarja ku flinte djali i pronarit nis të qëllojë me breshëri armësh.
Personi në video vazhdon të qëllojë dhe drejt dhomave të tjera dhe mbi makinat e parkuara e më pas largohet me shpejtësi.
Kujtojmë se policia e Pogradecit arrestoi sot 4 personat e dyshuar si të përfshirë në sulm, mes tyre dhe organizatori Ilir Berberi. Ai ishte i fshehur në një çadër në pyll dhe mbante me vete edhe një armë zjarri.