Ish-deputeti demokrat, Agron Shehaj, ka dhuruar dy pajisje respiratore dhe një dialize për dy spitalet që po trajtojnë të sëmurës me koronavirusin e ri.
Lajmi është bërë i ditur nga shefja e reanimacionit të spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, Alma Cani, që thekson se ato janë një ndihmë e madhe për trajtimin e pacientëve të sëmurë.
Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë raportoi për 5 viktima lidhur me Covid-19 e 140 raste të reja.
Në dy spitalet në vend po kurohen 124 pacientë, 18 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 të intubuar.