Ka humbur jetën nga Covid-19, përgjegjësi i qarkullimit rrugor në Policinë e Shkodrës.
Sipas gazetës Shqiptarja.com, Safet Morina, ndodhej prej ditësh i intubuar në Tiranë dhe nuk ka arritur të fitojë betejën me virusin duke mbyllur sytë mëngjesin e sotëm, duke lënë pas bashkëshorten dhe katër vajzat.
Lajmin e hidhur e kanë konfirmuar dhe kolegë e të afërm të tij në rrjetet sociale.