Rita Ora po akuzohet për falsifikimin e prejardhjes së saj në rrjete sociale. Kjo ka ardhur si pasojë e disa komentuesve në rrjetin social Twitter, të cilët vetëm së fundmi kanë zbuluar se këngëtarja është shqiptare, pavarësisht se ajo që në fillimet e saj ka folur vazhdimisht për rrënjët e saj nga Kosova.
Daily Mail shkruan se rrjetet sociale po gumëzhijnë pas një fototje që tregon se prindërit e saj janë të bardhë e ndërsa këngëtarja është me ngjyrë. Gjë kjo që tregon se ajo ka zgjedhur të ndjekë një kuluturë tjetër.
Krijuesja e hitit “Hot Right Now” më parë kishte rrëfyer për prejardhjen e saj, duke treguar se prindërit e saj kishin shkuar si refugjatë në Londër.
Për shkak të stilit që ajo prezantonte në skenë dhe paraqitjet e saj si afrikane, ka bërë që shumë kritikues të akuzojnë atë për ‘blackfishing’.
‘Blackfishing’ është term, i cili përdoret për personat të cilët falsifikojnë prejardhjen e tyre, duke përvetësuar një kulturë tjetër.
“Kur e zbulon se Rita Ora nuk është person me ngjyrë dhe që të dy prindërit e saj janë të bardhë. Ajo ka qenë duke falsifikuar prejardhjen”, ka shkruar një komentues.
Këto postime kanë marrë mbi 100 mijë klikime dhe disa nga nga fansat e këngëtares kanë qenë në mbrojtje të saj, duke kujtuar deklaratat e këngëtares për rrënjët e saj shqiptare.
Rita Ora dhe familja e saj u larguan nga Kosova në vitin 1991, gjatë luftës dhjetëvjeçare me Serbinë.
Rita e viziton vendlindjen e saj sa herë që mundet sëbashku me familjen dhe me krenari ka veshur veshjet tradicionale dhe ka kërcyer vallet shqiptare.