11 viktima ka raportuar Kosova në 24 orët e fundit lidhur me Covid-19.
Sipas institucioneve respektive, në vend janë zbuluar 205 raste të reja me koronavirus nga 521 analiza të kryera.
Numri i sotëm i viktimave se ka çuar në 365 numrin e pacientëve që sipas autoriteteve zyrtare kanë humbur jetën lidhur me koronavirusin e ri.
Kosova ka disa ditë që raporton numër të lartë të personave të vdekur lidhur me Covid-19 e po kështu edhe të rasteve të reja duke pasur një bilanc tejet negativ jo vetëm në rajon por edhe më gjerë.