Atalanta i ka siguruar vetes një vend në histori pas kualifikimit në çrekfinalet e Ligës së Kampionëve.
Ekipi italian luan sot ndaj francezëve të PSG-së në një sfidë tejet delikate duke qenë se ka përballë jo vetëm një ekip cilësor por edhe të etur për këtë trofe.
Këtë sezon për shkak të pandemisë Covid-19, Liga e Kampionëve po zhvillohet në mënyrë krejt të veçantë pasi në çerekfinale e gjysmëfinale nuk do ketë ndeshje kthimi ç’ka do të thotë se ekipet kanë vetëm një ndeshje në dispozicion për t’u kualifikuar.
Italianët nuk kanë të gatshëm për sfidën e sotme Iliçiç kurse PSG-ja duhet të bëjë pa shërbimet e Verratit.
Ndeshja do luhet në Portugali ku ekipet janë grumbulluar për të përfunduar Ligën e Kampionëve të këtij sezoni.
Formacionet e mundshme
Atalanta: Sportiello – Toloi, Caldara, Djimsiti, Hateboer – De Roon, Freuler, Gosens, Pasalic – Gomez, Zapata
Trajner Gasperini
PSG: Navas – Kehrer, Silva, Marquinhos, Bernat – Herrera, Paredes, Gueye – Sarabia, Icardi, Neymar
Trajner Tuchel