Vendosni fjalën kyçe....

Matteo Renzi: Vaksinimi kundër Covid-19 të bëhet i detyrueshëm


Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi kërkon që vaksinimi kundër koronavirusit të bëhet i detyrueshëm, nëse dhe kur të bëhet e vlefshme një vaksinë.

“Nëse me të vërtetë arrijmë te vaksina kundër Covid, kjo vaksinë do të duhet të jetë e detyrueshme për të gjithë. E detyrueshme, jo fakultative. E detyrueshme! Për këtë, deputetja jonë Lisa Noja dhe miqtë e tjerë kanë nisur një peticion në mënyrë që sa më shumë njerëz të bëjnë presion ndaj Qeverisë.
Ne kemi qenë të mbyllur në shtëpi për muaj të tërë dhe nëse vaksina arrin, të lëmë lirinë e zgjedhjes? Le të mos bëjmë shaka!”– tha Renzi, citon Repubblica.

Ai ka shpërndarë në postim dhe linkun e peticionit duke u bërë thirrje italianëve që ta nënshkruajnë.

Përveç Renzit dhe deputetes Noja, të tjerë promovuesit të vaksinës së detyesueshme janë: Luana Ammutinato, Alan Anglana, Alessio Baldini, Cecilia Corsaro, Pietro Di Franco, Jacopo Esposito, Alessia Faella, Giovanni Fanfani, Cecilia Ferrari, Lucio Forlano, Elisa Franceschi, Linda Funaro, Nicola Gale Serena Guerra, Caterina Luceri, Benedetta Onori, Luca Petruzzella, Francesca Riva.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *