Në punë me maska, në pazar me maska… ky është normaliteti i ri për të gjithë. Por mesa duket kjo vlen edhe për seksin, të paktën sipas një organizate bamirësie për shëndetin seksual.
Organizata Terrence Higgins Trust ka botuar disa këshilla ku u sugjerohet njerëzve që të shmangin puthjet, të vendosin një maskë në fytyrë dhe të zgjedhin pozicione që nuk janë ballë për ballë gjatë seksit.
“Mund të duket e vështirë, por njerëzit duhet të gjejnë një mënyrë për të balancuar nevojën tonë për seks dhe intimitet me rreziqet e përhapjes së COVID-19”, thotë Trust.
Të rrimë të sigurtë
Partneri më i mirë seksual gjatë pandemisë është vetvetja ose dikush me të cilin jetoni, thotë organizata.
Masturbimi, përdorimi i lodrave seksuale ose seksi përmes telefonit ose internetit, rekomandohen si opsione më të sigurta.
Nuk do të thotë që seksi përjashtohet, por idealisht duhet të jetë me njerëz me të cilët jetoni nën një çati.
Ende duhet të ruajmë distancën sociale, por pas disa muajsh mbyllje gornaizata thotë se është joreale të presësh që njerëzit të ndalojnë marrëdhëniet seksuale për një kohë të pacaktuar. “Nëse jeni duke bërë seks me njerëz jashtë familjes tuaj, është e rëndësishme të kufizoni numrin e partnerëve”, thotë Trust.
Ashtu si me gjithçka në këtë moment, jini të vetëdijshëm për çdo simptomë Covid-19 që ju ose partneri juaj mund të keni – dhe izolohuni nëse i keni.
Nëse po njiheni me një person, organizata bamirëse thotë që të pyesni nëse ata ose dikush në familjen e tyre kanë pasur simptoma ose janë testuar për koronavirusin.
A përhapet virusi përmes seksit?
Virusi mund të përhapet përmes pështymës, mukusit ose frymës së atyre që e kanë atë, si dhe përmes kontaktit në sipërfaqet e forta.
“Nëse do të prekni organet gjenitale të njëri-tjetrit ka të ngjarë që ju potencialisht të putheni në të njëjtën kohë – dhe ne e dimë se virusi kalohet përmes pështymës”, tha Dr.Alex George për Radio 1 Neësbeat në Mars.
Kjo është arsyeja pse Trust rekomandon të mos putheni, të vishni një maskë për fytyrën gjatë seksit dhe të qëndroni në pozicionet ku nuk jeni ballë për ballë.
Po ashtu shton se virusi është gjetur në spermë dhe kjo është arsyeja pse duhet të përdorni prezervativë dhe qeska gjatë seksit oral për të minimizuar rrezikun.
Gjithashtu rekomandohet larja e duarve dhe përdorimi i dezinfektantit për më shumë se 20 sekonda para dhe pas seksit.
E gjithë kjo nuk do të thotë se duhet të harroni shëndetin tuaj seksual në përgjithësi.
Organizata bamirëse thotë se është e rëndësishme të testoheni për infeksione seksualisht të transmetueshme para se të filloni të bëni seks përsëri.
VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e BBC-së