Një tren udhëtarësh është përmbysur në Skoci. Dhjetëra ambulanca kanë shkuar me shpejtësi në vendin e ngjarjes, ku raportohet se treni ka shpërthye në flakë por deri më tani nuk ka raportime për lëndime.
Rreth 30 ambulanca u vërejtën pranë vendit të aksidentit në Stonehaven, Aberdeenshire. Fotografitë tregojnë një tym masiv që ngrihet nga pas një kodre, ndërsa automjetet e urgjencës ndodhen të parkuara aty pranë.
Zona thuhet se ishte goditur nga përmbytje të mëdha, të cilat mund të kenë ndikuar në përplasjen e trenit.
“Është shumë herët për të pohuar natyrën dhe ashpërsinë e saktë të ngjarjes së rëndë por më shumë hollësi do të bëhen publike sapo të jenë gati” tha Rrjeti Hekurudhor në Skoci me anë të një postimi në Twitter.
Kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon e përshkroi aksidentin si një ‘jashtëzakonisht të rëndë’. Sturgeon tha në një përditësim se ka ‘raporte të hershme të lëndimeve të rënda’, pa hyrë në hollësi.