Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me thikë 45-vjeçari në ‘Don Bosko’



Një 45-vjeçar është plagosur me thikë në zonën e ‘Don Boskos’ në kryeqytet. Sipas policisë 45 vjeçari me inicialet A. K., ishte sulmuar me thikë nga një 50-vjeçar me inicialet A.D.

I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa personi i dyshuar si autori i plagoshes është vënë në pranga.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë, pas njoftimit të marrë për një konflikt në rrugën ‘Don Bosko’, ku dy persona ishin konfliktuar me njëri – tjetrin dhe për pasojë njëri prej tyre ishte plagosur me thikë, menjëherë organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes, konkretisht:

A. D., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprat penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’ dhe ‘Mbajta pa leje e armëve të ftohta’, pasi në rrugën ‘Don Bosko’, ka plagosur me thikë, për motive të dobëta, shtetasin A. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Uniformat blu kanë sekuestruar si provë materiale, mjetin prerës me të cilën autori ka plagosur 45-vjeçarin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *