Vendosni fjalën kyçe....

Policia u çon formularin katër personave në Lezhë e Kurbin


Policia u ka dërguar formularin e vetëdeklarimit të burimeve të pasurisë katër personave në Lezhë e Kurbin.

Ata janë dënuar më herë për vjedhje, vrasje e trafik narkotikësh.

Bëhet fjalë për Kastrot Lalajn e Mark Lleshin në Lezhë e Agron Selmanin e Arjan Ndocin në Kurbin.

Këta të fundit duhet ta plotësojnë e dorëzojnë formularin brenda 48 orëve të fundit.

Njoftimi

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Kastrijot Lalaj, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim;

Mark Lleshi, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Agron Selmani, banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”;

Arjan Ndoci, banues në Kurbin, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *