Vendosni fjalën kyçe....

3 të vrarë e 110 të arrestuar në Indi pas një postimi në Facebook (Video)


Një postim nënçmues, i cili thuhet se ishte në Facebook, çoi në dhunë në rrugët e Bengaluru, Indi, duke detyruar policinë të ndërhyjë duke përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë personat.

Tre persona u vranë në përleshje ndërsa autoritetet kanë vendosur shtetrrethimin për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

Kaosi u ndez nga një postim fyes në mediat sociale për Profetin Muhamed, të shpërndarë nga një i afërm i një ligjvënësi lokal, sipas mediave indiane.

Protestuesit mbrëmjen e së martës rrethuan shtëpinë e ligjvënësit dhe u vunë zjarrin makinave. Një stacion policie gjithashtu u sulmua.

Policia përdori gazin lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës për të pastruar turmën nga zona. Kaosi çoi në në tre vdekje dhe dhjetëra të plagosur.

Policia e Bengaluru tha se kishte arrestuar 110 persona në lidhje me trazirat dhe i bëri thirrje publikut që të bashkëpunojë për të shmangur gjakderdhjen dhe për të ruajtur paqen në qytet.

Personi përgjegjës për postimin fyes në Facebook është ndaluar nga policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *