35 mijë dosje presin të marrin zgjidhje në Gjykatën e Lartë e cila ende nuk është plotësuar me gjyqtarë për shkak të Reformës në Drejtësi.
Në mënyrë që kjo problematikë të marrë zgjidhje janë punësuar 12 juristë të rinj me mbështetjen e USAID të cilët do inventarizojnë 35 çështjet e mbetura pezull.
“Të bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Gjykatën e Lartë, Programi Drejtësi për të Gjithë i USAID-it ka përfshirë me sukses 12 juristë të aftë e të rinj shqiptarë në rolin e Nëpunësve për Uljen e Numrit të Çështjeve të Prapambetura (NUNÇP). Të dymbëdhjetë punojnë tashmë në gjykatë dhe aktualisht janë përqendruar në krijimin e një inventari të hollësishëm të afro 35,000 çështjeve të pazgjidhura të gjykatës.”-shkruan Ambasada Amerikane.