Në 24 orë janë konfirmuar pozitivë 204 raste të reja, ndërsa kanë ndërruar jetë pesë persona, raportojnë autoritet shëndetësore fqinje.
Kështu numri i përgjithshëm i rasteve të infeksionit që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 6.381, ndërsa ai i viktimave në 221.
Aktualisht 22 pacientë po trajtohen në intubim, ndërsa mosha mesatare e tyre është 65 vjeç.