Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev zhvilluan takim pune në atmosferë konstruktive dhe konstatuan se ekzistojnë baza të mira për përparim.
Në këtë takim morën pjesë kryetarët Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti dhe Sekretarët partiak, Lupço Nikollovski dhe Artan Grubi, raporton INA.
Takimi u realizua pas dhënies së mandatit të Zoran Zaev nga Presidenti Pendarovski për formimin e Qeverisë me mandat katërvjeçar.
“Në takimin konstruktiv dhe produktiv që zgjati tre orë janë arritur bazat për përparim i cili çon deri te marrëveshja e koalicionit për Qeveri të re evropiane të përkushtuar në integrimet evropiane, në ekonomi, barazi dhe në sundimin e ligjit”, thekson komunikata.
Bisedimet mes dy partive do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës në nivel të Sekretarëve partiak.