Vendosni fjalën kyçe....

Coutinho nuk kërkon të rikthehet në Spanjë, dëshiron vetëm Premier Ligën


Lojtari i Barcelonës, Philipe Coutinho dëshiron kthimin e tij në Premier Ligë, thotë agjenti i tij Kia Joorabchian, me Arsenalin, Leicesterin dhe Tottenhamin që kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Braziliani për momentin është në huazim me kampionët e Bundesligës, Bayer Munich e ku do të përballet me klubin që e ka në pronësi të premten në çerekfinale, por skuadra gjermane ka thënë se nuk do ta transferojë atë.

“Në këtë moment, Coutinho është i fokusuar për të kaluar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve”, tha Joorbchian për talkSPORT. “Ai ka bërë një ndeshje të madh-do të përballet kundër klubit që e ka në pronësi. Kështu që ai është një situatë masive për të”.

“Ai do të luajë kundër Barcelonës, ai mezi po e pret këtë. Ai dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve. Mendoj që Bayern ka një skuadër që ka potencial për ta bërë këtë gjë”.

“Mendoj që pasi të përfundojë Liga e Kampionëve, çfarëdo që të ndodh, ne do të ulemi. Kam biseduar me të tashmë. Do të jetë Barcelona ajo që do ta këtë fjalën e fundit”.

“Atij i pëlqen Premier Liga, ai dëshiron të vijë në Premier Ligë, por paratë dhe pandemia COVID-19, ka ndikuar shumë, sepse ai është lojtar i madh dhe për lojtar të madh duhet shpenzuar””, ka thënë ai.

Joorabchian po ashtu ka konfirmuar se një tjetër klient i tij, ish sulmuesi i Chelsea, Willian ka zgjedhur klubin e ri – më shumë gjasë do të jetë Arsenali – e ku shumë shpejt do të shpaloset për opinion e ku ai do ta vazhdoj një kapitull të ri në karrierën e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *