Vendosni fjalën kyçe....

I riu hidhet nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi”, humb jetën në vend


Një 29-vjeçar është hedhur nga kati i tretë i spitalit Shefqet Ndroqi e për pasojë ka humbur jetën në vend.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rrëth orës 04:30 të mëngjesit të ditës së sotme ndërsa viktima është identifikuar si 29-vjeçari me iniciale Xh.K.

I riu dyshohet se ishte prekur nga Covid-19, ndërsa është ende e paqartë dinamika e ngjarjes.

Njoftimi

“Më datë 13.08.2020, rreth orës 04:30 të mëngjesit, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i një spitali shtetasi XH.K., 29 vjeç, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *