Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë ku një makinë ka përplasur një fëmijë të mitur.
I mituri u dërgua në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetin nuk ishte larguar nga vendngjarja.
“Më datë 13.08.2020, rreth orës 20:40, në Tufinë, mjeti me drejtues shtetasin A.A., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale G.N., 15 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit ndodhet në vendngjarje.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë.