Vendosni fjalën kyçe....

Misteri i të riut që gjeti vdekjen te “Shefqet Ndroqi”, për pak ditë dilte nga spitali (Hollësitë)


Një i riu dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ ku ishte shtruar para 7 ditësh pasi ishte prekur nga Covid-19.

Sipas policisë, ai ka humbur jetën në vend ndërsa është ende mister dinamika dhe shkaqet e ngjarjes së rëndë.

I riu që dyshohet se u vetëhodh nga kati i tretë i spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ duke gjetur vdekjen në vend, ishte shtruar para 7 ditësh.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm ndërsa shkaqet e dinamika është ende e paqartë.

Sipas gazetarit Erjon Skëndaj, 29-vjeçari me iniciale Xh.K., ishte drejt shërimit dhe i duheshin edhe pak ditë për këtë.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga spitali ai tha se viktima merrte shumë pak litra oksigjen në ditë dhe nuk kishte ndërlikimet të tjera shëndetësore.

“Ai trajtohej me shumë pak oksigjen, 3-4 litra, pra në minimunimin e mundshëm të oksigjenimit të pacientëve. Ishte një pacient që po dilte nga spitali dhe ende nuk dimë arsyet e vërteta se pse ky 29-vjeçar i cili nuk kishte komplikacione të tjera është shtyrë drejt vetëvrasjes. Pacienti ka qenë duke marrë mjekimin në momentin kur ka ndodhur ngjarje. I është bërë një injeksion dhe do të merrte sasinë e serumit”, raportoi Skëndaj.

Njoftimi i policisë

“Më datë 13.08.2020, rreth orës 04:30 të mëngjesit, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i një spitali shtetasi XH.K., 29 vjeç, e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *