Vendosni fjalën kyçe....

Moska i quan “xhelozë” shkencëtarët që kritikojnë vaksinën ruse


Rusia i ka hedhur poshtë pretendimet që vaksina e saj anti COVID-19 është e pasigurt duke i quajtur shqetësimet si shfaqje xhelozie dhe absolutisht të pabazuar.

Moska njoftoi para disa ditësh se kishte rregjistruar vaksinën e parë në botë kundër koronavirusit, pas më pak se dy muajsh testime tek njerëzit. Por disa artikuj ngritën shqetësime mbi sigurinë e kësaj vaksine.

Kompania ruse Sistema, këmbëngul se kjo është vaksina e parë anti COVID-19 në botë, pavarësisht shkencëtarëve nga e gjithë bota perëndimore që ngrejnë shqetësime.

Vaksina “Sputnik V”, ka bërë që ekspertët ndërkombëtarë të ngrenë këmbanat e alarmit pasi nuk kanë përfunduar ende testimet e fundit.

Shkencëtarët nga e gjithë bota ngrejnë dyshime se pse vaksina është aprovuar para se të përfundojë testimi.

Ministri i Shëndetësisë i Rusisë, Mikhail Murashko i kundërshtoi shqetësimet e ngritura nga ekspertët e huaj.
Ai tha se shkencëtarët që kanë një problem me vaksinën e Rusisë janë thjesht xhelozë.

“Duket se kolegët tanë të huaj po ndiejnë avantazhet konkurruese specifike të vaksinës ruse dhe po përpiqen të shprehin mendime që për mendimin tonë janë plotësisht të pabaza.”- tha Murashko, citon Express.com.uk.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin thotë se vaksina i “kaloi të gjitha kontrollet e nevojshme”. Ai shtoi se si ishte aq i sigurt për të, sa që edhe vajza e tij ka marrë një injeksion të vaksinës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *