Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, shkruan se kryeministri Rama ka ndërtuar vetëm 22 kilometra rrugë në shtatë vjet qeverisje.
Ajo ka publikuar një videomontazh të kreut të qeverisë teksa flet për rrugët.
Tabaku thekson se Rama i ka gënjyer shqiptarët dhe ç do ditë që qëndron në pushtet e dëmton edhe më shumë Shqipërinë e shqiptarët.
“I gënjeu shqiptarët se rruga nuk është zhvillim. Pastaj, se nuk kishte rrugë të ndërtuara. Në fund të rrugës së tij u thotë shqiptarëve se po ndërton rrugë. Cilët rrugë? Ato të nisura përpara vitit 2013 atëherë kur i sulmonte. Bilanci i tij: vetëm 22 km rrugë në 7 vite! Rama është prova njerëzore e gënjeshtrës për mbijetesë. Çdo ditë që qëndron, më shumë dëm i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve.” – shruan Tabaku në Facebook.