Vendosni fjalën kyçe....

Një burrë ndërron jetë nga murtaja bubonike në Mongoli, frikë nga shpërthimi i epidemisë


Një burrë ka humbur jetën në Mongoli nga murtaja bubonike, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e vendit, duke rikthyer frikën se vendi mund të përjetojë një ringjallje në shkallë të gjerë të sëmundjes.

Një burrë 42-vjeçar, nga provinca Khovd në Mongolinë perëndimore, vdiq mbrëmjen e së martës. Ministria e Shëndetësisë tha se viktima kishte blerë dy marmota të ngordhura, pak para vdekjes së tij.

Gjuetia e marmotave është e paligjshme në Mongoli, por shumë e shohin kafshën si një ushqim të shijshëm duke mos u kujdesur shumë për rreziqet e lidhura me shëndetin.

Deri më tani këtë vit, 12 raste të konfirmuara nga murtaja bubonike janë regjistruar në vend. Muajin e kaluar, një djalë 15-vjeçar vdiq nga sëmundja.

Në korrik, Mongolia u karantinoi një rajon të tërë pasi identifikoi dy persona me simptoma të murtajës bubonike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *