Vendosni fjalën kyçe....

Nxehen gjakrat në Mesdhe, Turqia e Greqia ashpërsojnë tonet, përfshihen Franca e Izraeli


Prej ditësh tensionet mes Turqisë nga njëra anë e Greqisë e Qipros nga ana tjetër janë shtuar ndjeshëm në Mesdhe.

Bëhet fjalë për kërkimet për hidrokarbure në shelfin kontinental që pretendohet nga të dyja palët. Anija kërkimore turke ‘Oruc Reis’ e shoqëruar nga disa luftanije është përballur nga anijet e flotës greke që kanë qëndruar në distancë.

Greqia mbështetet në qëndrimin e saj nga Izraeli e Egjipti që kanë deklaruar solidaritetin e tyre me Athinën për ç ështjen në fjalë.

“Izraeli po monitoron me kujdes rritjen e tensionit në Mesdheun Lindor. Izraeli shpreh përkrahjen dhe solidaritetin e tij të plotë me Greqinë në lidhje me zonat e saj detare dhe të drejtën për të përcaktuar zonën e saj ekskluzive ekonomike.” – thuhet në një deklaratë të ambasadës së Izraelit në Athinë.

Kryeministri grek Mitsotakis nga ana e tij ta se Greqia është e gatshme për bisedime të ndershme me Ankaranë por nuk ka ndërmend të lërë pa përgjigje ç do provokim.

“Asnjë sfidë nuk do të shkojë pa përgjigje. Ne e kemi vërtetuar atë në praktikë. Dhe ne do ta provojmë përsëri nëse është e nevojshme.” – tha ai në një fjalim televiziv të mërkurën në mbrëmje.

Mistotakis vuri në dukje se në të njëjën mënyrë që Greqia nënshkroi marrëveshje me Italinë dhe Egjiptin, ajo është e gatshme ‘në të njëjtin kornizë të ligjshmërisë, me besim të bisedojë me të gjithë fqinjët’.

“Ne nuk kemi frikë nga dialogu, madje edhe ato më të vështirët, sepse kemi besim në ligjshmërinë e pozicioneve tona,” tha ai, duke shtuar, megjithatë, se një dialog nuk mund të zhvillohet mes provokimeve dhe një klime tensioni.

Kreu i qeverisë tha se kishte urdhëruar vendosjen në gatishmëri të ushtrisë duke shtuar se prania e madhe e anijeve në rajon shton rrezikun e ndonjë ‘incidenti’.

Turqia nga ana e saj ka mbrojtur veprimtarinë e saj në Mesdheun lindor. Nëpërmjet ministrit të Jashtëm, Cavusoglu, Ankaraja bëri të ditur se nuk ka ndërmend të ndalet nga kërkimi për hidrokarbure në rajon duke shtuar se është e drejta e saj.

“Të tjerët duan që ne të kapim vetëm peshq në Mesdhe. Ne do vijojmë të kërkojmë për burime energjie në shelfin e saj kontinental pasi kjo është e drejta jonë. Deri tani nuk kemi vepruar në përputhje me kërkesat e disa vendeve europiane por nuk gjetëm të njëjtën përgjigje edhe te fqinjët tanë.” – tha ndër të tjera ai.

Ndërkohë Franca ka njoftuar dërgimin në rajon të dy avionëve luftarake ‘Rafale’ si dhe të frigatës detare ‘Lafayette’.

Në fillim të kësaj jave, presidenti francez Emmanuel Macron i bëri thirrje Turqisë të ndalojë kërkimet e naftës dhe gazit në ujërat e diskutueshëm në atë zonë.

Ndërsa SHBA-ja e Rusia ende nuk janë përfshirë në përplasjen mes palëve, Gjermania po përpiqet të administrojë tensionet duke bërë negociatoren por ende pa ndonjë rezultat të dukshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *