Janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë të cilët dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen e ndodhur në Pogradec ku u gjuajt me plumba drejt hotelit.
Në prangat e policisë ka rënë Maerdi Berberi i cili ishte shpallur në kërkim.
Ndërsa i arrestuari tjetër është Anterio Kaloshi akuzohet për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës në vitin 2017.
Kaloshi njihet si miku i ngushtë i Orgest Bilbilit i cili u arrestua në muajin prill të këtij viti, pasi u pikas se po kryente veprime të çuditshme nga një efektiv policie i cili më pas e qëlloi në këmbë për ta neutralizuar.
Kaloshi u arrestua së bashku me Maerd Berberin në zonën e Qesarakës.
Berberi i cili akuzohet si një nga personat që ishte pjesëmarrës në sulmin me armë ndaj hotelit në Volorekë të Pogradecit.
Më herët, për ngjarjen e Pogradecit janë arrestuar shtetasit Ilir Berberi, 52 vjeç, banues në Pogradec dyshohet të ketë rolin e organizatorit të ngjarjeve të ndodhura pranë hotelit, ku në bashkëpunim me tre personat e mësipërm dhe disa të tjerë, kanë kanosur me armë zjarri shtetasin J. M., si edhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të hotelit, duke i shkaktuar dëme materiale godinës dhe 7 mjeteve të parkuara.