Pasi u shfaq në media pas shërimit nga koronavirusi, të shumtë ishin ata që sugjeruan se kryebashkiaku Erion Veliaj është nxirë gjatë këtyre dy javëve që duhej të qëndronte i izoluar.
E në fakt, Veliaj vërtet duket më i nxirë në fytyrë. Ai është pyetur nga gazetari Muhamed Veliu, gjatë një interviste për “Top Channel” lidhur me këtë dhe nuk e ka mohuar se ka marrë pak ngjyrë.
Por ndryshe nga sa kanë menduar të tjerët, ai nuk është nxirë në det por duke lexuar libra në ballkon.
“Jo, nuk është simptomë e Covidit, por më ke 3 javë në shpi e ballkon. Ka qenë një lloj ajrosje pasi Covidi është një lloj arrest shtëpie, ku e vetmja mundësi është të dalësh në ballkon të lexosh libra.” – kështu është përgjigjur Veliaj duke qeshur.