Vendosni fjalën kyçe....

SHBA-ja klasifikon “Institutet Konfuci” si misione të huaja”


Shtetet e Bashkuara thanë të enjten se qendrave kulturore të financuara nga qeveria kineze në universitetet amerikane do t’u kërkohet të regjistrohen si misione të huaja, një tjetër shenjë e përkeqësimit të marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Pekinit.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha në një deklaratë se ky hap vjen pas përfundimit të arritur nga SHBA se të ashtuquajturat Institute “Konfuci” janë “subjekte që i shërbejnë propagandës globale të Pekinit dhe fushatës me ndikim keqdashës në kampuset amerikane dhe klasat K-12 (ngjashëm me arsimin 9-vjecar)”, shkruan Zëri i Amerikës.

“Institutet “Konfuci” financohen nga Partia Komuniste Kineze dhe janë pjesë e ndikimit global dhe aparatit të Partisë Komuniste Kineze”, tha sekretari Pompeo.

Shtetet e Bashkuara duan të sigurohen se studentët në kampuset amerikane do të kenë qasje ndaj gjuhës dhe kulturës kineze pa manipulimin e Partisë Komuniste Kineze dhe veglave të saj”, përfundon deklarata e sekretarit të Shtetit.

David Stilwell, diplomati i lartë amerikan për Azinë Lindore, tha në një konferencë për shtyp se disa dhjetëra Institutet Konfuci në Shtetet e Bashkuara
nuk do të dëbohen, por se universitetet duhet t’u bëjnë atyre një shqyrtim nga afër se me çfarë merren në kampuset amerikane.

Shkëmbimet akademike duhet të bëhen pa ndërhyrjen e qeverisë, tha zoti Stilwell.

Vitin e kaluar, departamenti amerikan i Shtetit dhe i Edukimit premtuan një monitorim më të rreptë të këtyre instituteve, që kanë qenë kritikuar në Kongres si krahu de fakto propagandistik i qeverisë komuniste të Kinës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *