Mjekët dhe infermierët italiane që mbërritën në Tiranë para dy javësh, për të stërvitur personelin shëndetësor në Shqipëri lidhur me pandeminë Covid-19, do të rikthehen në vendin e tyre.
Lajmi është konfirmuar nga Ambasada Italiane në Shqipëri.
“Ekipi ynë shëndetësor kthehet sot në Itali pas dy javësh intensive pune në Shqipëri. Ky qe fillimi i një rrugëtimi në të cilin do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të fituar sfidën ndaj Covid-19! Mirupafshim dhe Faleminderit”- thuhet në njoftim.
Italia i erdhi në ndihmë Shqipërisë, me një tast forcë të përbërë nga shtatë persona për luftën ndaj koronavirusit.
Mjekët mbërritën në aeroportin ‘Nënë Tereza’, me një avion të ‘Guarda di Finanza’ më 30 korrik dhe u pritën nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, si dhe nga ambasadori Italian në vendin tonë, Fabrizio Buçi.
Ata kanë zhvilluar një veprimtari konsulence me homologët shqiptarë në lidhje me aspektin shëndetësor specifik në diagnostikimin dhe luftën ndaj Covid.