Vendosni fjalën kyçe....

“Të rinjtë janë budallenj” – Videoja e Kamala Harris-it kur ishte prokurore bëhet virale


Shumë ekspertë politikë në SHBA besojnë se e zgjedhura e Joe Biden për zv.presidente Kamala Harris, mund të ndihmojë në motivimin e votuesve të rinj. Por një fjalim i vitit 2014 dëshmon se Harris e bën këtë objektiv më të vështirë.

Gjatë një fjalimi në Fondacionin Ford në vitin 2014, kur ishte prokurore e përgjithshme në Kaliforni, Harris thoshte se të rinjtë kanë “budallenj”.

Ajo shpjegonte se kjo është arsyeja pse ata duhet të jetojnë me asistentët rezidentë në konvikte.
Harris ishte duke folur për shkelësit e drogës në sistemin e drejtësisë penale.

“Dhe mbani mend, mosha është më shumë sesa një fakt kronologjik. Çfarë dimë tjetër në lidhje me këtë popullsi, të moshës nga 18 deri në 24? Ata janë budallenj .
Kjo është arsyeja pse ne i vendosim ata në konvikte, dhe pse atje kanë një asistent rezident. Ata marrin vendime vërtet të këqija.”- thoshte Harris.

Tani që videoja është rikthyer përsëri, ka shkaktuar zemërim në rrjet ndaj kandidates për zv.presidente, e cila edhe herë të tjera i kishte quajtur të rinjtë “budallenj”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *