Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë


Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.

Policia e Vlorës u njoftua rreth orës 15:00 përmes një telefonate lidhur me të shtënat me armë, që ishin qëlluar në lagjen “10 korriku”, në Vlorë.

Sipas televizionit “News 24”, konflikti dyshohet të ketë ndodhur mes disa të rinjve, të cilët pasi janë konfliktuar kanë nxjerrë armën duke qëlluar në ajër. Por kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga policia.

Lidhur me ngjarjen nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa uniformat blu kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe zbulimin e personave të përfshirë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *