Vendosni fjalën kyçe....

Vdekja tragjike e të riut, reagon stafi i “Shefqet Ndroqit”: Sigurojmë qytetarët se do ofrojmë shërbim me profesinalizëm e përkushtim


Pas vdekjes së të riut të prekur nga Covid-19, që dyshohet se u vetëhodh nga kati i tretë i spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, ka ardhur reagimi i këtij të fundit.

Sipas stafit të spitalit, i riu po trajtohej prej katër ditësh dhe ishte në gjendje të qëndrueshme.

Po kështu, spitali siguron qytetarët që do vijojë të ofrojë me përkushtim e profesionalizëm trajtimin e pacientëve.

“Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 29-vjeçarit me inicialet Xh. K. i cili i dha fund jetës mëngjesin e sotëm dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij.

29-vjeç ari po trajtohej me terapinë e plotë të mjekimit prej katër ditësh. Gjendja e pacientit ishte e stabilizuar. Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente. Stafi i spitalit universitar ‘Shefqet Ndroqi’ siguron qytetarët se do të vazhdojë të ofrojë me përkushtim dhe profesionalizëm, shërbim shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë.” – thuhet në deklaratën e stafit të spitalit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *