Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj tha se Rama e sjell vaksinën më shpejt, Ina Zhupa: Dy javë pushime e nxirje e paskan bërë më kreativ


Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka reaguar pas deklaratave të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, pas shërimit nga koronavirusi.

Zhupa ndalet tek deklarata se një lider si Edi Rama do i sillte më shpejt dozat e vaksinës në Shqipëri, nëse do shpikej një vaksinë në botë.

Zëdhënësja demokrate thotë se dy javët pushim e paskan bërë edhe më kreativ kryebashkiakun, ndërsa e quan këtë vetëm propagandë.

“Dy javë pushime dhe nxirje e kanë bërë edhe më kreativ kryeservilin e shefit!
Në kohën që Shqipëria ndodhet në prag të një kolapsi shëndetësor dhe katastrofe, Veliaj sheh shpëtimin tek “dozat” e vaksinës që mund të blejë Edi Rama.
Ndoshta ka të drejtë se pasuria e të dyve mund të dali e të teprojë për të blerë çdo lloj vaksine. Megjithatë kjo nuk ndodh, se lekët ju duhen për vota në prag fushate.
Këtë lloj propagande banale nuk ja u besojnë as familjarët e tyre!!!”– thotë Zhupa.

Në intervistën e parë pas shërimit nga koronavirusi, kryebashkiaku i Tiranës u shpreh i bindur se partia e tij do fitojë edhe një mandat të tretë ndërsa thuri lavde për kryeministrin Edi Rama duke thënë se në rast se një ditë do dalë vaksina, Rama do e sillte shumë më shpejt se një lider tjetër.

Po ashtu Veliaj krahasoi rastin e tërmetit në Shqipëri me katastrofën që ndodhi në Liban. Veliaj thotë se Rama, arriti të mblidhte më shumë ndihma për tërmetin se sa shteti i Libanit, pasi është shumë e rëndësishme se kush e drejton një vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *