Vendosni fjalën kyçe....

Zoran Zaev merr mandatin për formimin e qeverisë së re


Zoran Zaev ka marrë sot mandatin për formimin e Qeverisë së re, pak kohë pasi koalicioni i tij doli fitues në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Alsat shkruan se presidenti i vendit, Stevo Pendarovski tashmë i ka dorëzuar mandatin për formimin e qeverisë së re kreut të LSDM-së, i cili është njëherësh udhëheqës i koalicionit “Mundemi”.

“Në bazë të nenit 84, në pajtueshmëri me nenin 90 të Kushteutës dhe ropozimit të koalicionit ‘Mundemi’, për mandatar për formimin e qeverisë e zgjedh Zoran zaevin, kreun e LSDM-së dhe deputetin e Kuvendit”, tha Pendarovski.

Kjo vjen pikërisht në ditën kur skadonte afati 10 ditësh për ndarjen e mandatit, pas konstituimit të Kuvendit më 4 gusht.

Zaev tha se Maqedonia e Veriut do të sigurojë një qeveri e cila do të vazhdojë rrugën drejt Bashkimit Europian.

Sipas Kushtetutës, kreu i LSDM-së brenda 20 ditëve duhet të sigurojë një shumicë parlamentare prej 61 deputetësh për të votuar formimin e qeverisë së re.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *