Vendosni fjalën kyçe....

21-vjeçari në Burrel zhduket pa lënë gjurmë, familja e tij në hasmëri që prej 2012-ës


Zhduket pa lënë gjurmë një 21-vjeçar nga Burreli. Nëna e tij ka bërë denoncimin prej 10 ditësh në polici, por ende nuk ka asnjë të dhënë me të.

Bëhet fjalë për 21-vjeçarin Klevis Lleshi, familja e të cilit është në hasmëri me një familje tjetër në Burrel dhe kanë një histori të gjatë gjakmarrjeje.

Klevisi mësohet se ishte person i shpallur në kërkim nga policia për kanosje, pasi kishte tentuar të vriste shtetasin Mariglen Hoti.

Familja Lleshi është që prej vitit 2012 në hasmëri me familjen Hoxha nga Burreli. Gjakmarrja ka nisur me vrasjen dhe djegien në makinë në Britani, të shtetasit Afrim Hoxha në vitin 2012.

Për këtë ngjarje, është dënuar me burgim të përjetshëm Arben Lleshi. Por pavarësisht dënimit nga autoritetet, familjarët e Hoxhës nuk janë mjaftuar dhe kanë nisur eliminimin e anëtarëve të familjes Lleshi.

Klevis Lleshit i është vrarë babai në vitin 2013 për gjakmarrje, ndërsa në 2016-ën i është vrarë edhe xhaxhai para derës së shtëpisë. Në të njëjtin vit është zhdukur pa lënë gjurmë edhe kushëriri i 21-vjeçarit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *