Pas kualifikimit të PSG-së e Lajpcigut në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, sot do mësohet ekipi i tretë.
Është në fakt një finale e parakohshme duke qenë se në sfidën që do luhet në Lisbonë do zbresin në fushë Barcelona e Bajerni Mynihut, dy ekipe që llogariten ndër favoritet kryesore për ta fituar trofeun.
Ndryshe nga zakonisht, kësaj here nuk ka ndeshje kthimi dhe ekipet kanë vetëm një ndeshje në dispozicion për t’u kualifikuar.
Për sfidën e sotme katalanasit kanë sërish të gatshëm Vidal e Buskets ndërsa Bajerni duhet të bëjë pa shërbimet e francezit Pavard.