Bayern Munich ka turpëruar Barcelonën me rezultatin 8-2 në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Të dyja pjesët kanë mbaruar me rezultatin 1-4.
Një Barcelonë e përgjumur në fushë dhe një Bayern i cili e shndërroi këtë sfidë në një seancë stërvitore.
Në këtë sfidë për Bayern shënuan nga një dy golësh Muller dhe Coutinho dhe golat e tjerë u shënuan nga Perisic, Gnabry, Levandowski dhe Kimich.
Ndërsa për Barcelonën një gol u shënua nga Alaba në portën e vet dhe golin tjetër e shënoi Suarez.
Me këtë fitore Bayern shkon në gjysmëfinale dhe pret fituesin e sfidës me Man.City dhe Lyon.