Vendosni fjalën kyçe....

“Do rriten kapacitetet e testimit nga pala greke, kalimi nga Kakavija do vijojë edhe natën” – Reagimi


Ministria e Jashtme ka reaguar sërish lidhur me situatën e rënduar në pikën kufitare të Kakavijës ku mijëra qytetarë shqiptare presin prej ditësh në radhë kilometrike për t’u futur në territorin grek.

Në njoftim theksohet se pas bisedimeve më palën greke, kjo e fundit ka shtuar kapacitetet testuese në kufi duke e çuar numrin në 330 në orë.

Po kështu, vijon deklarata, autoritetet e vendit fqinj kanë premtuar shtim të kapaciteteve testuese në orët në vijim si dhe zgjatje të orarit të punës në pikat kufitare.

 

“Pas vendimit të autoriteteve greke për të kërkuar vetëizolim 7 ditor dhe çertifikatë të testit negativ për të gjithë shtetasit që kalojnë nga Shqipëria në Greqi duke nisur nga data 17 gusht, gjatë dy ditëve të fundit ka patur një fluks të shtuar qytetarësh në pikat e kalimit kufitar.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është vënë në kontakt të menjëhershëm me palën greke dhe fillimisht u bë i mundur shtimi i testimeve të kryera në pikat kufitare prej 200 testimesh në orë, ndërsa në këto momente është arritur të realizohen 330 testime në orë.

Testimi vazhdon pa ndërprerje, për të gjithë qytetarët që kërkojnë të kalojnë nga Shqipëria në Greqi. Ndërkohë, nga autoritetet greke na është premtuar shtimi i metejshëm i kapaciteteve testuese në oret në vijim.

Po ashtu, jemi në bisedime për të zgjatur orarin e punës në pikat kufitare, në mënyrë që qytetarët të mund të kalojnë edhe në orë e vona të natës.

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes kanë vendosur në dispozicion të qytetarëve të bllokuar në rradhë disa ekipe mjekësore dhe autoambulanca, si dhe shërbime higjenosanitare.

Ne vazhdojmë të jemi në kontakt të vazhdueshë me palën greke dhe shpresojmë që situata të shkojë drejt një zgjidhje sa më të shpejtë.” – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *