Vendosni fjalën kyçe....

Gazetari nga Bujanoci thotë se i kanë kërcënuar familjen


Gazetari shqiptar nga Bujanoci, Jeton Ismaili, nxori dje lajmin se i kanë kërcënuar familjen me jetë.

Ismaili tha se ditën e djeshme, rreth orës 14:00, dy persona (babë e bir) e kanë kërcënuar me vdekje familjen e tij.

Duke qenë se ai vetë nuk ndodhej në shtëpi në kohën kur e sulmuan, ata kërcënuan bashkëshorten e tij bashkë me 3 fëmijë të vegjël.

Gazetari e ka dhënë lajmin përmes një artikulli në portalin ku punon, Folonline.

“Sot rreth orës 14:00 në hapsirat e shtëpisë së Jeton Ismailit në Tërnoc, redaktor dhe gazetar i portalit FOLonline, kanë hyrë Ibrahim dhe Valon Memedaliu, babë e birë, poashtu nga Tërnoci, duke kërcënuar me jetë familjarët e Ismailit.
Meqë Jetoni nuk ndodhej në shtëpi, të sipërpërmendurit kanë kërcënuar dhe ofenduar bashkëshorten e tij e cila në ato momente ndodhej vetëm me tre fëmijë të vegjël.
Rasti është paraqitur në polici e cila pas pak minutash ka arritur në shtëpinë e Ismailit për të marrë deklaratë.
Poashtu ka arritur edhe ndihma e shpejtë e cila i ka ofruar ndihmën e parë bashkëshortes së Jetonit e cila pas rastit kishte pësuar trauma të thella.”– shkruan Folonline.

Gazetari Ismaili pretendon se shkak i këtij sulmi ka qenë një artikull i botuar ditë më parë lidhur me koronavirusin në fshatin Tërnoc e që nuk ka lidhje të drejtpërdrejt me kërcënuesit, të cilët i përmend me emra. Pasi nxori lajmin, ai ka bërë edhe një postim në rrjetet sociale, ku shkruan: “Disa mendojnë se puna e gazetarit është si e kamarierit (respekt edhe për këtë profesion ), me ta kërku një birrë, me dy mshu dy shpulla dhe mos me ta pagu.
E jooo.., puna me interes publik klasifikohet në rangun e punëve që bënë presidenti, kryeministri, ministrat, etj.
Çdo kërcënim me qëllim të pengimit të ushtrimit të detyrave zyrtare e që kanë të bëjnë me interesin publik paraqet vepër të rëndë penale. Për ata që nuk e kanë ditë vlenë thënia: TRAŽILI STE, GLEDAJTE.
Është edhe një këngë në gjuhën shqipe : O KUKU ÇKA I BONA VETES “.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar Unioni i Gazetarëve të Luginës së Preshevës, duke ftuar organet komunale dhe organet gjygjësore të hetuesisë “të merren seriozisht me rastin në fjalë deri në realizimin në mbrojte të gazetarit, Jeton Ismaili dhe familjes së tij.” Po ashtu i bëri thirrje kolegëve gazetarë të ndjekin rastin.

Çfarë thotë pala tjetër:

Mirëpo personat që Ismaili ka denoncuar publikisht me emra, e kanë mohuar këtë pretendim.

Personi me emrin Valon Memedaliu nga Tërnoci, foli për portalin Lugina Press hodhi duke hedhur poshtë akuzat se sëbashku me babanë e tij kanë kërcënuar familjen e gazetarit Ismaili.

“Nuk është e vërtet se ajo që është shkruar, unë dhe baba jem askënd nuk e kemi kërcënuar, unë kam shkuar për të lutur Jetonin të tërheq shkrimin e botuar dit më parë ku janë cekur krivullakt dhe asgjë më tepër”– ka thënë Memedaliu.

Ndërkohë edhe në profilin e tij në facebook Memedaliu iu ka drejtuar portaleve se nuk janë të vërteta ato që janë shkruar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *