Vendosni fjalën kyçe....

Heqje patentash dhe gjoba, ç’ndodhi natën në Pogradec e Korçë


Gjatë mbrëmjes së djeshme dhe deri në këto momente janë pezulluar 9 leje drejtimi në aksin rrugor Pogradec-Korçë, si pasojë e drejtimit të mjetit nën efektin e alkolit.

Kjo në kuadër të operacionit “ROADPOL GUSHT 2020” për shtimin e kontrolleve në akset rrugore bregdetare dhe në akset kombëtare, në zonat urbane, interurbane dhe ato rurale.

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka vendosur dhe 5 masa maksimale për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.

Gjatë orëve të mbrëmjes e deri në këto momente janë pezulluar 9 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Janë vendosur 5 masa maksimale për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.
Si dhe janë vendosur 25 masa për parakalime të gabuara, 12 për mosvendosje të rripit të sigurimit, 13 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe 8 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse gjatë drejtimit të motomjeteve.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Në zbatim të këtij plani operacional, në të gjithë vendin, shërbimet e Policisë Rrugore të monitoruara nga Drejtoria e Policisë Rrugore vijojnë kontrollet e befasishme, me punonjës policie dhe mjete të uniformuara, por edhe me punonjës policie civilë dhe dronë, duke alternuar veprimet, për identifikimin e shkeljeve si parakalime të gabuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit apo mospërdorim të rripit të sigurimit, shkelje këto që kanë vështirësi për t’u konstatuar nga shërbimet fikse në pikat e kontrollit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *