Vendosni fjalën kyçe....

Hoti konfirmon takimin me palën serbe në Washington


I dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell tha se udhëheqësit e dy vendeve do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për bisedime më 2 shtator.

Kjo është konfirmuar dhe nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka konfirmuar të premten takimin mes zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë më 2 shtator në Washington.

Hoti thotë se në Shtetet e Bashkuara do të diskutohet me palën serbe, si dy shtete të pavarura.

“SHBA ka qenë gjithmonë vendimtare në procesin e shtetndërtimit të Kosovës.
Më 2 shtator takohemi në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar me palën serbe, si dy vende të pavarura, për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik që do ta ndërrojnë perspektiven ekonomike të Kosovës dhe rajonit. Kosova është e bekuar me miqtë që ka”, shkruan Hoti.

Ky është takimi dytë që është organizuar nga i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për këtë dialog, Richard Grenell.
I pari, i planifikuar për 27 qershor, ishte anuluar për shkak të aktakuzës për krime lufte ndaj presidentit Hashim Thaçi. Megjithatë, dialogu mes këtyre dy shteteve ka rinisur më 16 korrik në Bruksel.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *